I ftuari i sotëm në emisionin “Open” në News24, është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, për zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi.

Përballë gazetarëve, Këlliçi ka deklaruar se vendimin për të kandiduar e ka marrë në konsultim me miqtë e tij dhe jo i shtyrë nga dikush. Ai u shpreh se nuk mund të ishte dëshmitar i shkatërrimit të Tiranës, ndërsa e quajti momentin kur ka hyrë në garë, si një oportunitet të artë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sulo: Zoti Këlliçi i mëshon idesë që jam kandidat për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Çështja është se keni një kontraditë në ligjërim me zotin Berisha që kërkon rrëzim të regjimit. Bën pak habi dhe krijon një thyerje mes jush si kandidati kryesor i opozitës, që ligjëroni në regjistër të ulët teknik, zgjedhje e juaj për tu shkëputur nga ligjërimi i plotë sepse doni të merrni vota gri?

Këlliçi: Ky pa diskutim është referendum për çrrënjosjen e një keqqeverisjeje në kryeqytet që ka një emër që është Erion Veliaj.

Nga sondazhet e mia më del se kosto e jetesës është një nga problemet më të mëdha.

Fuqizimi i modelit të kryebashkiakut aktual parashikon një skenar më ogurzi se ky që jemi sot, për herë të parë demokratë e socialistë janë bashkë në idenë që Veliaj është më keq se Rama.

Unë kam dalë nga debati politik dhe kam zbritur te qytetarët.

Më rezulton që kjo është jo çka duan më shumë qytetarët.

Nuk e mohoj që patronazhistët e aktivistët në vend të bëjnë punën paguhen për t’i bërë like kryebashkiakut në ndonjë emision tjetër.

Betejën politike po e bën kryetari i partisë, unë po bëj betejën për qytetarët.

Sulo: Mungesa e figurave të forta e të pastra ju nxori ju me një shtysë në këtë garë që mund të jetë e parakohshme për ju?

Këllici: Nuk kam pasur asnjë shtysë, ishte vendim i i imi i konsultuar me miq e të afërm. Oportunitet i artë. Të pasurit përballë një kandidat se ai ë unë kam përballë, të jep për cfarë të flasësh.

Mua më intereson Tirana, nuk mund të jem dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit tim. Unë vi me duar të pastra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: