Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me fushatën elektorale të 14 majit.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka deklaruar se në situatën që ndodhet vendi sot, zgjedhjet fitohen nga kryeministri Edi Rama në të gjithë vendin.

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj iu përgjigj se ky nuk është tregues pozitiv, pasi edhe presidentët Vladimir Putin dhe Erdogan fitojnë në vende e tyre respektive.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Bushati: PS e ka bërë punën, Rama fiton në gjithë Shqipërinë sot.

Shehaj: Edhe Putin fiton në Rusi dhe Erdogani në Turqi.

Bushati: Ka një garë elektorale ku këta të Primareve do mbeten jetimë sepse u futën te Partia e Lirisë, ai procesi ishte i mirë. Kundërshtari i Berishës nuk është Rama, është ai që i thotë Alibasha. Berisha do provojë të marrë me forcë PD-në pas zgjedhjeve sepse në 2025 i duhet logoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: