Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e Ishmit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cara ka shkruar se Ishmi ka qenë zona e parë ku është ngritur shkolla e parë shqipe në Durrës dhe sot nuk ka asnjë gjurmë nga rindërtimi i objektit arsimor. Sakaq tha se në Ishm nuk mungon vetëm shkolla, por edhe infrastruktura, furnizimi dhe ujë të pijshëm dhe ndriçimi i zonës.

Postimi i plotë i Carës:

Një takim me banorët e Ishmit, aty ku pak vite më parë ngrihej shkolla e parë shqipe në Durrës, që hapi dyert në 5 prill të vitit 1913.

Asnjë gjurmë nga Rindërtimi i këtij objekti arsimor i një rëndësie të veçantë, që do të duhej të kishte një vëmendje të shtuar nga Bashkia e Durrësit.

Ishmi është një zonë turistike, ku mungon, jo vetëm shkolla, por dhe infrastruktura, furnizimi periodik me ujë, ndriçimi.

Mungesa e investimeve nuk është në raport të drejtë me të ardhurat që kjo njësi administrative gjeneron.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb