Ish-ministri dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar në studion e emisionit “Open”News24 foli për çeljen e fushatës elektorale.

Bumçi tha se ‘fushata e Partisë Socialiste nisi me shembjen kundër pronarit të News24. Sakaq ai tha se ‘të votosh për kryeministrin Edi Rama, do të thotë që ta bësh sulltan’, teksa argumentoi se do i jepet më shumë pushtet.

“Ta çosh votën te ai, i bie ta bësh sulltan. Është monizëm që do i japësh më shumë pushtet. Duket se kur ka pushtet vendor, punohet më mirë, por është jo e vërtetë. Për herë të parë në historinë 32-vjeçare kemi pushtet në një krah dhe bashki të falimentuara. Kontrolli i pushtetit dhe bashkitë e falimentuara me borxhe, nuk do ndodhte nëse do kishte pushtet të ekuilibruar. Vota në këtë fushatë shkon për sulltanatën, mes Ramës dhe Veliajt. Kemi 50 mijë lekë të vjetra për pensionistët në kohë fushate, mirë që e bëri, por duhet ta kishte dyfishuar. Sot KQZ mori vendim që 14 aktivitete të Erion Veliajt nuk duhen përdorur në kohë fushate. Çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës? Zift elektoral. Ja pra se ku shkojnë lekët e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi një fushatë, buxheti i qeverisë qendrore. Fushata filloi me shembjen kundër pronarit të News24, sulm ndaj Top Channel, konfiskime të Ora News. Kjo është fushata. Kush e mbushi stadiumin? Administrata. Kush e mbushi? Njerëz që u rrezikohet shtëpia, puna? Këtu kemi njerëz të lirë dhe një buxhet qendror. Dhunë ndaj medias dhe opozitës”, tha Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: