Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi edhe vendimet e mara së fundmi nga PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, në lidhje me mënyrën se si do të garohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai tha se kryefjala e fushatës së PD në këto zgjedhje, duhet të jetë proporcionali, pra pasja e një rezultati të lartë votuesish të cilët janë në një linjë me vendimet e marra nga Kongresi i 18 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Zgjedhja e PD erdhi si rezultat i konfrontimit të disa qëndrimeve në Kryesi dhe Kolegjin e kryetarëve.
Ishte një grup që kërkonte kandidimin në të gjitha bashkitë, një që kërkonte të garohej vetëm më emrat për këshilltarë, në mes dolën me këtë përfundim.

Përshtypja që u dha në publik nuk është pozitive, sepse një grup që drejton një parti i zgjidh me kohë e në mbledhje të mbyllura këto çështjes.

E gjitha kjo që ndodhi ishte pasojë e një viti të karakterizuar nga çorganizim e apati. Grupi që përfaqëson këtë parti, mënyra se si iu qas këtyre zgjedhjeve, u shfaq i papërgatitur për të qenë në lartësinë e detyrës.

PD ka kandiduar në shumicën dërrmuese të këshillave bashkiakë, kryefjalë e fushatës së saj përmblidhet në një fjalë: Proporcionali.

Në thelb objektivi kryesor është e duhet të jetë proporcionali, dalja nga zgjedhjet me një përqindje të madhe elektorati që është në linjën e 18 dhjetorit të kësaj partie, pra zgjedhim reformimin, moderimin dhe marrëdhëniet e ngushta me SHBA”, tha Zogaj.

Në lidhje me deklaratën e Alibeajt se pas zgjedhjeve do të marrë përgjegjësi personale, Zogaj tha se kjo është një deklaratë normale, por se nuk mund të parashikohet se çfarë do të jetë saktësisht ajo për të cilën e ka pasur fjalën kryetari i komanduar i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb