Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja se përse koalicioni “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet në qytetin e Shkodrës, nuk ishte mungesa e mbështetjes, por blerja e votës dhe intimidimi nga autokolonat e bandave që qarkullonin në qytet.

Ai shtoi se mekanizmi i blerjes së votës, është se në rast se kërkohet thjeshte shtim i numrit të votave, kostoja shkon në 100 euro, ndërkohë nëse kërkohet që të ndryshohet rezultati, çmimi i votës shkon në 500 euro.

Një gjë e tillë nuk është përkrahur nga analisti Redi Shehu, i cili u shpreh se nuk është e drejtë që Berisha t’i quajë shkodranët të blerë, për sa kohë ata e kanë mbështetur për 32 vite.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: Shoqëria pret që PD të energjizohet, ripërtërihet, të fuqizohet, të ketë ekipet më të mira. Këto janë normale. Por PD po merret tani me denoncimin e më pas do një analizën, në çdo analizë të saj

Shehu: Banorët nuk arritën të ngrihet kurse ju thoni u blenë

Berisha: Po themi të njëjtën gjë. Sot në Shqipëri nuk ka njëri që thotë nuk u ble. Partia e voëtss ë blerë u rrit 2 mijë përqind që kur e mori Tom Doshi. Ishte zero.
Nga 2019 në 2023 u rrit 310 përqind.
Por të themi se është Tom Doshi blerësi më i madh i votave në vend është gënjeshtër, blerësi më i madh është Rama. Ka rrethe ku çdo biznes u ngarkua me blerje votash në një qendër votimi. Biznesi ka dhënë para, por blerës kryesor i votave është Rama. E përdor 310 përqindshin e Doshit sepse ai nuk bën asnjë fushatë. Bëri vetëm një takim kun sulmoi Berishën dhe aq e kishte fushatën.
Rama mund të bëjë gjithçka nëse idealistët nuk i tregojnë vendin. Nuk ka asnjë parim, integritet moral.

Rakipllari: Nuk mundet Rama me një opozitë të re me një elitë të re politike?
Berisha: Po vodhi kryeministri vjedhin të gjithë nën të

Rakipllari: Opozita ka fituar në zonat urbane në 1991 kundër Partisë së Punës. Sot nuk fiton as rrugën e Durrësit as atë të Kavajës.

Berisha: Nëse ka një qytet ku të gjitha pollet pa përjashtim, pollet e amerikanëve që kemi pasur ne, e nxirrnin 14 pikë, pollet e Kosovës po kështu.

Rakipllari: Është 120 mijë vota diferenca, u blenë shkodranët?

Berisha: Më thua që nuk ndahen lekë? Ç’janë 20 mijë vota për 10 mln euro?

Rakipllari: Ka fituar në qytet

Berisha: Autokolona e bandës së Bajrajve qendër më qendër me makina të blinduara, kështu ka fituar. Në 120 mijë zgjedhës 20 mijë kanë marrë lekët mos dalin në votim. Mos justifikoni. Një njeri që shpërndan zarfe publikisht, nuk njeh kufi.
Çoi 2 mln nuk pati efekt, me 10 mln pastaj…

Shehu: Nuk i takon Shkodrës që 32 të kanë mbështetur të thuash janë shitur.

Berisha: Mendon se kanë votuar Becin? Hajde shko shih autokolonën e Bajrajve nga një qendër në tjetrën atje. Ju nuk njihni mekanizmin. Vota shkon 500 euro. Për të shtuat votat 100 euro. për të ndryshuar rezultatin vota shkon 500 euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: