TIRANE

Në një kohë kur në vendin tonë po mbahen zgjedhjet në 61 bashki pa pjesëmarrjen e opozitës, vjen një reagim nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Nishani theksoi se demokracia në vend ka rënë, ndërsa e krahësoi Partinë Socialiste (mazhorancën) me ish-partinë Komuniste. Sipas Nishanit nga ky proces zgjedhor është përjashtuar opozita.

“Në Shqipëri Demokracia bie !
Qeveria e Partisë Socialiste (ish Partia Komuniste) organizon një proçes elektoral duke përjashtuar dhunshëm opozitën.
Votuesit janë të detyruar të votojnë vetëm një kandidat në fletën e votimit”, shkruan Nishani.

65387539 2240916219291135 2784219060802420736 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: