Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin “Frontline” në News24 deklaroi se situata në Partinë Demokratike është ende shqetësuese , ndërsa theksoi se përçarja mes tyre ka kaluar në sulme personave.

Gjatë intervistës me gazetaren Marsela Karapaço, ish-presidenti tha se ka ardhur koha që ‘lokomotiva e vjetër’ të shkojë për skrap’.

Sa i përket rritje së pagave të deputetëve dhe ministrave, ai shtoi se do të ishte më e arsyeshme që të merreshin në konsideratë pensionistët, pasi shumë prej tyre theksoi Topi nuk arrijnë të marrin as ilaçet.

Pjesë nga intervista:

Berisha dhe Basha duhet të hapin krahun?

Bamir Topi: Kjo lokomotive kaq e vjetër e kohës së sovjetikëve duhet të shkojë për skrap. Të rinjtë kanë kohë të korrigjohen.

A keni menduar duke par nëse si po zhvillohet situata në PD për të kandiduar për kryetar të PD?

Bamir Topi: Unë nuk besoj që të ketë shumë që të prishin terezinë e tyre për të krijuar drejtpërdrejt nga studio televizive me dikë. Por më mirë ta krijoj unë konflikt me dikë sesa një masë e madhe njerëzish që nuk arrijnë të kuptojnë.

Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat?

Bamir Topi: Ata që duhet të flasin janë grupi i madh i pensionistë që nuk arrijnë të marrin ilaçet dhe që janë të gjithë të sëmurë kronikë. Pra nëse ka dëshirë për të rregulluar pagat, duket të ketë kujdes që të operohet dhe me pagat e tjera. Pasi krijon diferenca të mëdha dhe shoqëria ndahet në dy pjesë të larta.

Do ta justifikoja rritjen e pagës nëse ato së paku 10 % e tyre të artikuloheshin në parlament. Nuk e di a bëhet ndonjë studim? Deputetet janë kthyer sot në mekanizma ule-ngrije…Vetëm një funksion mekanik.

Dorëheqja e Alibeajt?

Bamir Topi: Besoj që bëri gjënë e duhur. Nuk shfaqi aftësi për t’u organizuar apo të bënte një fushatë politike siç duhej. “Ajo parti ajo sigël, duhet të arshivohet. Ata njerëz atje s’mund të jenë më përfitues të historisë së PD, apo siglës së PD. Unë isha për krijimin e një fronti të gjerë. Problemi është atje. Ajo është një parti që nuk ekziston më dhe nuk ka as të drejtën morale për të vazhduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: