LONDER- Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në sheshin Russell në Londër.

Mediat raportojnë se policia ka marrë informacion se një person po sulmonte me thikë personat në rrugë. Forcat e policisë dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje. Gruaja 60 vjeçare nuk ka arritur të shpëtojë, ndërkohë personat e tjerë që kanë marrë lëndime të shumta në  trup janë transportuar në spital.
Policia ka arrestuar pas sulmit një djalë 19 vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i kësaj ngjarje. Një nga hipotezat e para është se 19 vjeçari ka çrregullime mendore.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat antiterror te cilat janë vënë në gatishmëri. Një linjë tjetër e hetimit është ajo e një sulmi terrorist.

“Terrorizmi është një nga fushat që po mundojmë ta verifikojmë”, ka thënë policia e Londrës më 4 gusht.

Policia më vonë tha se “të dhënat e para tregojnë që shëndeti mendor mund të jetë një faktor i rëndësishëm”, edhe pse sërish nuk e kanë përjashtuar terrorizmin.

Gruaja është trajtuar nga shërbimi mjekësor i emergjencës, por më pas është deklaruar e vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb