LONDËR-Shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur pasi një tramvajë në Londër doli nga shinat. Policia britanike tha se tramvaji, i cili u përmbys në njërën anë ishte duke lëvizur me një shpejtësi më të lartë nga sa i lejohej. Tramvaja e përmbysur ka mbetur në një ndarje të një nënkalimi dhe ka dalë nga shinat ku udhëtonte.

RAIB (Dega e hetimeve të aksidenteve rrugore) tha se tramvaja kishte dalë nga shinat pasi ishte përpjekur të kthehej në të majtë ndërkohë që udhëtonte me shpejtësinë 19 km/h. Një kalimtar i rastit, tha se ishte duke pritur në një stacion autobusi aty pranë kur dëgjoi një gërricje, pastaj një përplasje.
“Ktheva sytë tek shinat dhe pashë një masakër. Kishte shumë ulërima dhe të gjithë i kishte zënë paniku. Ishte një skenë makabër”, u shpreh ai.

3A33549800000578-3919150-The_derailing_pictured_happened_during_torrential_rain_in_south_-a-76_1478694431881

Kryetari i bashkisë në Londër, Sadiq Khan, tha se numri i të vdekurve nuk ishte përcaktuar përfundimisht dhe se mund të kishte persona të tjerë që mund të kishin ndërruar jetë. Disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e emergjencës janë duke tentuar t’i nxjerrin.

_92372608_cacd0689-e9eb-4f19-abc6-f0c016b8df44
50 personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Croydon University dhe St. George. Një pjesë e tyre kanë dëmtime të lehta por ka dhe nga ata që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Shoferi i tramvajit është marrë nën hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Policia ka rrethuar me një shirit vendin e përmbysjes së tramvajit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: