SHBA-të kërcënuan me vendosjen e tarifave doganore për automobilat europianë për t’i shtyrë europianët të aktivizojnë një procedurë kundër Iranit për shkelje të marrëveshjes bërthamore, theksoi sot ministria gjermane e Mbrojtjes.
“Ky kërcënim ekziston”, konfirmoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, në një konferencë shtypi në Londër.

Ajo u pyet për një artikull të publikuar nga e përditshmja “Washington Post” që konfirmon se Trump ka kërcënuar Parisin, Berlinin dhe Londrën për vendosje të tarifave doganore prej 25% për automjetet europiane, nëse ato nuk aktivizojnë mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve (MRD) të marrëveshjes ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian, të arritur në Vjenë në vitin 2015.

Ky pakt, i arritur mes Republikës islamike dhe grupit 5+1 (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani), është kërcënuar të prishet që prej tërheqjes së njëanshme të SHBA-së në 2018, para rivendosjes së sanksioneve të rënda ekonomike kundër Teheranit. ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb