Marrëveshja tregtare postBrexit, e negociuar në minutën e fundit, do të mundësojë që BM të ketë një marrëdhënie speciale me BE, deklaroi ministri i qeverisë britanike, Michael Gove, duke përdorur një term që tradicionalisht përshkruan marrëdhënien e ngushtë me SHBA.

”Marrëveshja tregtare tani bën të mundur që të lihet pas procesi i vështirë Brexit dhe të fillojmë një epokë të re, më shpresëdhënëse”, tha Gove për ”Times”.

”Sidoqoftë, një numër gjërash do të ndryshojnë nga janari e tutje dhe kompanitë do të duhet të përshtaten me to”, tha ai.

Të enjten, Londra dhe Brukseli njoftuan një përparim në bisedimet mbi një pakt të përbashkët tregtar për kohën pas përfundimit të periudhës së tranzicionit postBrexit.

Në fund të vitit, BM do të largohet nga strukturat e Bashkimit Europian pas gati 40 vjet anëtarësimi duke shmangur kështu pasojat më të këqija të divorcit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb