Britania e Madhe tha sot se ishte e gatshme për një “no deal” në negociatat e saj tregtare me Bashkimin Europian, ende të bllokuara, pavarësisht rrezikut për ndërprerje të ashpër të shkëmbimeve tregtare mes tyre më 1 janar.

“Ne jemi qartësisht të angazhuar për të arritur një marrëveshje, por BM është edhe e gatshme t’i japë fund periudhës së tranzicioni sipas kushteve të stilit australian (domethënë me një “no deal”), nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson në një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Negociatat midis BE dhe BM për arritjen e një marrëveshjeje për marrëdhëniet tregtare postBrexit rinisën sot në Londër, me shpresën për të arritur një përfundim deri në fund të tetorit, pavarësisht progresit të paktë të regjistruar deri më tani.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb