Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi dje se ai nuk do të largohej nga bisedimet për postBrexit, por se Britania e Madhe duhet të përgatitej për rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, që do të thoshte asnjë marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian.

Duke folur për Sky News në Downing Street pas telefonatës me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, Johnson tha se “kam frikë se jemi akoma larg për gjërat kryesore”.

“Ne do të vazhdojmë negociatat. Londra sigurisht nuk do të largohet nga bisedimet… Gjëja më e mundshme tani është që ne duhet të bëhemi gati për kushtet e OBT-së”, theksoi ai.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do të vazhdojnë me bisedime, pasi shtynë sot afatin e vendosur prej tyre për negociatat për një marrëveshje postBrexit për marrëdhëniet e tyre të ardhshme, njoftoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Katër vjet e gjysmë pas referendumit mbi qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, bota priste sot një marrëveshjeje ose jo postBrexit lidhur me marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb