Kryeministri britanik, Boris Johnson hodhi poshtë akuzat e Bashkimit Europian për një bllokim nga Britania e Madhe të eksportit të vaksinave kundër koronavirusit.

“Ne nuk kemi bllokuar eksportin e ndonjë vaksine kundër COVID-19 ose ndonjë përbërësi të vaksinës”, theksoi kryeministri britanik para Parlamentit,

“Kjo pandemi na ka vendosur të gjithëve në të njëjtin krah, në luftë për shëndetin në botë. Ne kundërshtojmë nacionalizmin vaksinal me çdo formë”, deklaroi ai gjatë seancës së përjavshme të pyetjeve para Parlamentit.

Në një tekst të publikuar në internet, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kishte dënuar ndalimet e eksportit nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, gjë që u përgënjeshtrua menjëherë nga ana e Londrës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb