Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi sot se fushata e vaksinimit do të bëjë gradualisht një ndryshim të madh në luftën kundër koronavirusit.

“Ajo do të marrë javë dhe muaj”, shtoi ai duke u bërë thirrje britanikëve të mos heqin dorë nga përpjekjet .

 

“Gradualisht, kjo do të bëjë një ndryshim të madh, por ne nuk jemi ende atje. Ne ende nuk e kemi mundur virusin”, theksoi ai gjatë një vizite në një spital.

“Është e pabesueshme, por ne nuk mund të ulim përpjekjet tona përballë COVID-19”, shtoi Johnson.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb