Një balenë po noton në Tamiz? Disa funksionarë britanikë janë duke verifikuar disa foto të publikuara në Twitter të cilat tregojnë një balenë të bardhë në lumë, një nga më të gjatët e Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse deri tani nuk ka asnjë prezencë të gjitarit.

Grupi për të drejtat e kafshëve RSPCA ka thënë që ‘po punon me të tjera agjenci për të monitoruar situatën’ dhe ka ofruar ndihmën e tij.

I është kërkuar njerëzve të mos i afrohen balenave, prezenca e të cilave është shënuar në zonën e Gravesend në kontenë e Kent.

Lumi Tamiz, përveç Londrës, kalon në zona të ndryshme britanike si Oxford dhe Windsor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: