Deputetët britanikë dhanë mbështetjen e parë për marrëveshjen e kryeministrit, Boris Johnson për Brexit, që i hap rrugën një daljeje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 janar.

 

Dhoma e Komuneve, ku lideri konservator disponon një shumicë të gjerë që prej zgjedhjes më 12 dhjetor, miratoi ligjin për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin, me 358 vota pro dhe 234 kundër në seancën e dytë.

Procesi legjislativ do të vazhdojë pas festave, ndërkohë që qeveria pret për një miratim final më 9 janar.

Pas pranimit të mbretëreshës do të mbetet vetëm që Parlamenti Europian ta ratifikojë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb