BRITANI E MADHE- Yjet e muzikës dhe filmit në Britani të Madhe pritet që ta ndihmojnë ekonominë britanike me 80 miliardë paund gjatë vitit 2015.
Në raportin zyrtar të Qeverisë së Britanisë së Madhe, ka zënë vend edhe albumi i ri i Rita Orës, në “listën e pritshmërive të mëdha të vitit 2015”.

Lista është përpiluar nga Ministria e Kulturës, Medias dhe Sportit të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi. Ministria britanike thotë se industritë kreative kanë kontribuar me 146 mijë paund në minutë në ekonominë britanike në vitin 2014, duke siguruar 1.7 milionë vende pune.

Albumi i këngëtares shqiptare, që pritet të dalë gjatë këtij viti, do të ketë këngë nga producentë të njohur si Diplo e D.J. Mustard, e gjithashtu edhe bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Prince.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb