Një palë syze të rrumbullakëta që i përkisnin heroit të pavarësisë indiane Mahatma Gandhi, të cilit i ishin dhuruar si një falënderim për një vepër të mirë, u shitën për 260 000 stërlina (rreth 288 000 euro), njoftoi shtëpia e ankandeve East Bristol Auctions.

“Shikoni momentin kur syzet e Gandhit u vlerësuan 260 000 stërlina. Ne i gjetëm vetëm katër javë më parë në kutinë tonë postare, të lëna atje nga një zotëri, xhaxhai i të cilit i kishte marrë ato nga vetë Gandi. Një rezultat i jashtëzakonshëm për një objekt të pabesueshëm!”, ka shkruar shtëpia e ankandeve në instagram, duke postuar një video të shitjes së bërë të premten në mbrëmje.

Këto syze të veshura me shirita prej ari u vlerësuan mes 10 000-15 000 stërlina.

Ato ishin vendosur në një zarf të lënë në kutinë e postës së shtëpisë së ankandeve.

“Një prej kolegëve të mi e mori, grisi zarfin dhe gjeti një shënim ku thuhej: “këto syze i përkasin Gandhit, më telefononi”, tregoi për Sky News një prej drejtuesve të ankandit, Andrew Stowe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb