Merr formë e ardhmja e Rei Manaj. Sipas asaj që raporton The Athletic, sulmuesi shqiptar ndodhet në Londër, ku me gjasë do kalojë te Watford në formë huazimi. Më saktësisht, ai ka mbërritur atje për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Futbollisti në pronësi të Barcelonës luajti për Spezian në sezonin e fundit, teksa italianët nuk preferuan të blenin kartonin e tij.
Kalimi te Watford do jetë një mundësi e artë për Manaj që të tregojë veten, tashmë edhe në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: