Chelsea, skuadra që këtë sezon nuk luan në “Champions” duket s eka rilindur. Në dy ndeshjet e para të “Premier League” skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri ka marrë pikët e plota, duke mundur edhe kundërshtarë si Arsenal.

Jo vetëm kaq, por ajo që po u pëlqen më shumë pjesës ‘blu’ të Londrës është mënyra e lojës që po aplikonin ish-trajneri i Napolit, i cili zuri vendin e Conte-s.

Ne Angli kanë filluar ta cilësojnë si “Sarriball” për nga mënyra sesi ai po luan lojërat. Me fjalë të mëdha për trajnerin kanë filluar të flasin edhe lojtarët, me Morata-n q ëka deklaruar:

“Pavarësisht se është folur për largimin tim, nuk e kam menduar kurrë, pasi dua t’i bind të gjithë te Chelsea. Mënyra e lojës e Sarrit është e jashtëzakonshme dhe mendoj se na përshtatet në perfeksion. Me Conten duhet të luaja vetëm me shpinë nga porta dhe të mbroja topin, pasi më vinin vetëm topa të gjatë dhe të ngadaltë. Tashmë ka një tjetër ritëm , pasi mund të luaj me një takim, të sulmoj hapësirat dhe të kap krosimet e ardhura në zonë. Argëtohem më shumë dhe jap më të mirën”, deklaroi Morata.

Në të njëjtën linjë me spanjollin është edhe belgu Eden Hazard, i cili pasi kishte kërkuar largimin për te Reali i Madridid, më në fund është bindur që të vijojë të luajë me Chelsean dhe të shijojë futbollin që aplikon Sarri.

“Ai kërkon që ne të kemi gjithmonë topin në zotërim dhe të bëjmë gjëra të bukura, por duke pasur kujdes, që të mos rrezikojmë asgjë mbrapa. Mendoj se në skuadër janë lojtarët e duhur për ta bërë këtë mënyrë loje, që mbi të gjitha është argëtuese për tifozët, por edhe për ne në fushë”, tha Eden Hazard.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb