Britania e Madhe do të ulë ndjeshëm tarifat doganore në rast të një Brexit-i pa marrëveshje dhe nuk do të kryejë kontrolle doganore në kufirin me Irlandën për të shmangur një kufi fizik, njoftoi sot qeveria britanike.

Në këtë regjim të ri të përkohshëm doganor, që pritet të hyjë në fuqi mbrëmjen e 29 marsit në mungesë të një marrëveshje apo shtyrje të Brexit dhe që do të zgjasë si periudhë maksimale deri në 12 muaj, 87% e importeve nuk do t’i nënshtrohen tarifave doganore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb