Sa i përket njohjes së diplomave dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Petrit Bare tha se universitet Luarasi është në bashkëpunim me universitete në Londër, Gjermani e Itali dhe se studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre në këto vende.

“Njohja e diplomave në Universitetin Luarasi në kuadrin e degëve jashtë fushës të mjekësisë tashmë është në fund të nënshkrimit të një kontrate me Londrën, një universitet shumë i mirë, të cilit do t’i bashkëngjitet edhe më vonë Fakulteti i Shkencave  Mjekësore. Do të bëhet në dy gjuhët, mësimi do të bëhet në gjuhën angleze në Tiranë dhe studentët do qarkullojnë atje dhe këtej. Është një risi që është në prag të regjistrimit.

Ne vetë si fakultet i shkencave mjekësore kemi një në prag të regjistrimit me Gjermaninë ose Austrinë, me të cilët komunikuar dhe jemi në pritje të përgjigjes dhe Universitetin e Romës La sapienza, ku kemi pjesë të fakultetit tonë dhe një profesor, drejtues të projekteve dhe punës në universitetin e Romës që do të japë mësim në fakultetin tonë gjatë gjithë vitit dhe do të marrë studentë për të bërë praktika sepse Italia ka shumë përvojë dhe nevojë për këto komunikime me universitetin tonë dhe studentët tanë e preferojnë Italinë”, tha Bare.

Ai deklaroi më tej se nga data 19 deri më 21 tetor portali është i hapur për të gjithë ata që duan të regjistrohen.

“Gjatë praktikave që do bëhen me këtë profesor që ka ardhur, president i urdhrit të Infermierëve të Romës, të Italisë, do të ketë një bashkëpunim të tillë, të cilët do të qarkullojnë muajt e fundit, mund të shkojnë të bëjnë praktika në Gjermani ose Itali dhe krijojnë mundësitë e punësimit. Pedagogë dhe studentë nga Italia mund të vijnë të studiojnë këtu. Janë përvoja shumë të mira, rrisin imazhin e fakultetit.

Dhe njëherë iu bëj thirrje maturantëve, nga data 19-21 është portali i hapur, vende ka, i mirëpresim me të gjitha kushtet e mira”, tha Bare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb