LONDËR- Qeveria britanike njoftoi sot se ka filluar një hetim të pavarur mbi praktika të mundshme diskriminuese kundrejt femrave në gjykata islamike informale në Angli dhe Uells.

“Disa ferma kanë qenë viktima të vendimeve diskriminuese nga ana e këshilltarëve fetar që aplikojnë sheriatin, diçka që është një shqetësim madhor”, njoftoi ministrja e Punëve të Brendshme, Theresa May, në një komunikatë.

“Ka vetëm një shtet të së drejtës në vendin tonë, që jep drejtësi dhe garanci për gjithë qytetarët”, theksoi ministrja. Qeveria shpreson të përcaktojë nëse disa gjykata islamike përpiqen të legjitimojnë martesat e detyruara dhe të japin vendime divorci jo të favorshme për femrat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: