Në një intervistë në emisionin “Frontline” në News24, Agim Nesho u shpreh se emigrantët shqiptar gjejnë shpëtim në Londër, pasi sipas tij politikat e qeverisë Rama nuk i kanë ofruar asnjë alternativë.

“I gjithë strumbullari i politikës së Jashtme shqiptarëve është kryeministri shqiptar”, tha Nesho.

Më tej gjatë intervistës me gazetaren Marsela Karapaço, ai shtoi se

“Sot Shqipëria dhe këta njerëz të dëshpëruar që shohin mënyrë pasurimin drogën është reflektim i asaj që kanë parë gjendjen e mjerueshme. Pra ky është një problem shumë më i thellë. Pra mund të themi se vërtet mund të ketë njerëz të dëshpëruar dhe bien pre e krimit, por janë një pjesë e vogël. Të gjitha presionet nuk janë të parat, por duhet të pranojmë që ky kryeministër nuk ka aspak të ketë të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve. Ai kërkon të mbajë pushtetin me dhunë dhe nuk e ka farë problem kur thotë se do t’i zëvendësojë shqiptarët edhe me bangladeshas”, tha ai.

Pyetje: Londra josh shqiptarët apo qeveria nuk di të mbajë qytetarët këtu?

Nesho: Londrën e shohin si shpëtim. As sa mund të marrin në Shqipëri brenda një muaji mund të marrin brenda një ditë në Londër. Por edhe presioni që bën Londra është për faktin se edhe autoritetet britanike e shohin se ka një regjim në vend, por përpara këtij realiteti mbyllen sytë dhe këtë e vuajnë shqiptarët.

Më tej Nesho tha: Drejtësia tek ne është kapur dhe diplomacia perëndimore duhet të reagojë fort përballë këtij regjimi.

I ndalur tek hapja e ambasadës në Kiev, Nesho u shpreh: “Duhet të ketë një strategji se si funksionojnë një diplomaci aktive dhe kjo nuk është bërë. Çështja e ambasadës mendoj që është diçka pozitive.  Por pse nuk ka pasur 30 vjet një ambasadë, për këtë mund të them se bërja tani e kësaj ambasade është një përkrahje direkte, por kjo i shkon më tepër veprimtarisë klienteliste të kryeministrit shqiptar. Hap ambasadës për të treguar që Shqipëria i përket Perëndimit, por nga ana tjetër po të shohësh politikat  e jashtme nuk janë aq largpamëse. Shqipëria nuk ka asnjë iniciativë për Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: