Emigrantët shqiptarë festuan në Londër mbrëmjen e së hënës “Ditën e Pavarësisë” së Shqipërisë, duke shkaktuar irritim tek shoferët që mbetën të bllokuar për orë të tëra në rrugë.

Qindra shqiptarë dolën në rrugë dhe siç shihet në videot në rrjetet sociale, ata mbërritën në qendër të kryeqytetit britanik me makina të shtrenjta, brenda të cilave valëvitnin flamujt kuqezi. “Ata shkaktuan kaos në rrugët e Londrës duke i rënë vazhdimisht borive për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë që festohet çdo vit më 28 nëntor”, shkruajnë mediat.

Videot e shpërndara në internet tregojnë automjete të tilla si Audi, Range Rovers dhe Porshe që ndalojnë trafikun rreth Westminsterit. Mes makinave kishte një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasit G, makina që kushtojnë mbi 100,000 £.

Sipas Daily Mail, drejtuesit e disa makinave po manovronin ndërsa njëkohësisht i binin borive pandërprerë, ndërsa shumë vajza ishin veshur me kostume tradicionale dhe kërcenin në rrugë. Sipas tabloidit britanik, festimet shkaktuan kaos trafiku në rrugë, ku shumë shoferë reaguan të indinjuar ndërsa e cilësuan këtë shfaqje si “festime egoiste”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: