ITALI-Britania e Madhe do t’i japë personel dhe mbështetje shërbimeve sekrete italiane të angazhuara për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës së migracionit në Evropë, njoftoi sot në Milano, kryeministri britanik, David Cameron.

Gjatë një dreke pune me homologun e tij italian, Matteo Renzi, në Eksopzitën Universale, Cameron deklaroi se dy vendet kanë rënë dakord mbi nevojën e një përafrimi global ndaj krizës që po përkeqëson marrëdhëniet e Italisë me partnerët e saj evropianë.

Britania e Madhe është një nga vendet që e kundërshton propozimin për të mbështetur Italinë dhe Greqinë duke shpërndarë 40 mijë refugjatë në të gjithë BE-në gjatë dy viteve të fundit.

Por Cameron shpjegoi se vendi i tij merrte pjesë në operacionet e shpëtimit në Mesdhe dhe ka rritur ndihmën për vendet e Afrikës së Veriut dhe të Bririt të Afrikës, nga ku ka ardhur një numër më i lartë se 22 mijë migrantë në Itali prej 18 muajsh.

“Ne kemi nevojë për një përafrim global që mundëson një qeveri të re në Libi, që të luftojë kundër bandave kriminale, dhe në të cilën të punojmë me ju (Italinë) dhe njësinë tuaj të shërbimeve sekrete në Siçili, ku do të dërgojmë personel dhe burime”, deklaroi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb