Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në stacionin ‘Green Parsons’, ku pas një shpërthimi në metro u plagosën 20 të plagosur, policia londineze është vënë në lëvizje për një tjetër bombë. ‘Daily Mail’ shkruan se oficerët janë duke kontrolluar për një tjetër objekt shpërthyes në një tren, pas sulmit të parë terrorist.

Më herët u raportua se njerëz të tmerruar ‘vrapuan për jetën e tyre’ dhe u panë të mbuluara me gjak në fytyra dhe flokë të djegur.

Policia e armatosur dhe zjarrfikësit thuhet të jenë të gjithë në stacionin perëndimor të Londrës ku kanë bërë të mundur edhe evakuimin e njerëzve. Sakaq, një kordon prej njëqind metrash u ngrit rreth stacionit dhe një helikopter policie ishte gjithashtu lart për te monitoruar zonën.
59bb8aa5fc7e93f4018b4567
Terror Incident At Parsons Green Underground Station
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: