Krimi në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër duket se ka dalë jashtë kontrollit pasi grabitësit e armatosur me thika dhe çekiçë të mëdhenj, veprojnë të pashqetësuar në mes të ditës duke sulmuar qytetarët për t’i vjedhur.

Vetëm pak orë pasi grabitësit me motoçikleta thyen xhamin e Bugattit me vlerë 3 milionë paund, vetëm për t’i vjedhur shoferit një Rolex, që kushton 110 mijë paundë, një tjetër grabitje e dhunshme është kapur në kamera.

Këtë herë në zonën e në Pond Place, Chelsea, dy grabitës kanë shtrirë në tokë një grua duke e kërcënuar me thikë, ndërsa burri i saj tenton t’i ndalojë që t’ia grabisin orën.

Grabitësit e veshur me kapuça të zinj dhe rroba po me të njëjtën ngjyrë e godasin gruan nga këmbët, ndërsa në një moment lëshon me grushte e shkelma mbi burrin e saj që përpiqet të reagojë për t’i zmbrapsur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb