Qeveria e Boris Johnson ka zgjatur sanksionet kundër Moskës në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës ndaj ish-gruas së Vladimir Putinit, Liudmila Oceretnaia, gjimnastes Alina Kabaeva (e referuar nga mediat si e dashura aktuale e presidentit rus), një gjysheje e kësaj të fundit, disa kushërinjve dhe të afërmve të presidentit, si dhe disa biznesmenëve të tjerë rus.

Ministria e Jashtme raporton se sanksionet e reja sjellin listën e zezë britanike në një total prej mbi 1000 individësh dhe mbi 100 subjektesh.

Sipas ministres Liz Truss, masat e sotme kanë për qëllim të godasin “mënyrën e pasur të jetesës” që i atribuohet familjes së Putinit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb