Chelsea ka fituar derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Në “Emirates Stadium”, blutë e Tuchel u treguan preçizë që në pjesën e parë me golat e Romelu Lukakut dhe Reece James.

Sulmi i londinezëve përfitoi nga hapësirat që lanë topçinjtë në krahun e majtë dhe befasuan dy herë.

Mjaftuan minutat 14’ dhe 35’ që të vulosnin fitoren e dytë të Chelsea-s në këtë sezon të ri të Premier League.

Ndërkohë atmosfera tek Arsenal është e zymtë. Dy humbje dhe asnjë gol i shënuar deri tani e rendisin topçinjtë në fund të tabelës me zero pikë.

Gjithë presioni tashmë është mbi trajnerin Mikel Arteta që duhet të nxjerrë Arsenalin nga kriza që në start të kampionatit ndërkohë që përpara ka një kalenadr ferri, duke filluar nga java e ardhshme me transfertën në Manchester City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb