Jo vetëm në trojet shqiptare, Dita e Pavarësisë është festuar kudo në diasporë.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, shihen qindra emigrantë, kryesisht të rinj e të reja që kanë dalë mbrëmjen e kaluar në rrugët e Londrës për të festuar. Në pamje shihen se si ato kanë mbushur të dyja anët e rrugës, të veshur kuq e zinj, me flamuj shqiptarë në duar, e duke kënduar këngë patriotike.

Nuk ka munguar në këto festime as parada me makina, të cilat marshonin në rrugët e kryeqytetit anglez duke i rënë borive e me muzikë shqiptare në sfond.

Ndonëse kanë bllokuar rrugën e paralizuar kalimin për mjetet e tjera, policia angleze nuk ka ndërhyrë, duke respektuar kështu festën e shqiptarëve e kaluar qetësisht këtë situatë.

Vlen të përmendet këtu se edhe shqiptarët në SHBA janë mobilizuar në këtë ditë të shënuar për vendin, e kanë dalë në rrugët e qyteteve atje, duke festuar dhe kënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb