Diego Longo do të mbetet trajner i Kukësit. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i nderit të klubit verilindor, Safet Gjici, në intervistën e dhënë për Supersport, pas humbjes 1-2 ndaj Partizanit. Gjici shprehet se edhe pse skuadra nuk po bën mirë, “timonieri” do ta mbyllë sezonin.

 

“Trajneri i huaj në Shqipëri do kohën e vet të ambientohet. Mesazhi që i kam dhënë është të mos merrte me deklarata që nuk kanë lidhje me ekipin, por të marrë përgjegjësitë, një trajner të marrë përgjegjësitë e veta për anën teknike.Ky trajner do të mbyllë sezonin me Kukësin. Unë besoj shumë te çunat e ekipit, realisht ka pasur shumë dëmtime, por kjo nuk justifikon rezultatet që kishim në dy fazat e para. Po të mbante atë ekip, besoj se do të ishim ndryshe, edhe atë sistem loje” – tha ai.

 

Më pas shtoi: “Longo ka një problem me veten, edhe pse e këshillon. Nuk i pyet të tjerët që janë aty, veç dy italianëve që ka me vete. Ka marrë përgjegjësi të madhe, nuk e di sa e kupton. Nëse nuk arrin në Europë është një dështim, është bërë investim i madh. Duhet të flasë më shumë për anën taktike-teknike. Me ato të merret. Sot edhe në Durrës të kishin fituar. Pjesën e dytë sot reaguam. Në pjesën e parë me ato gabime, nuk e di. Të mbajë përgjegjësi dhe të merret me punët e veta, jo ka apo s’ka drita në stadium.Longo ia kam toleruar se flet si italian, ia kam shijuar këtë gjë. Mediet kanë punën e tyre. Për punët e klubit ka administratë, nuk i takon trajnerit. Dy fazat e para ka bërë mirë. Kërkoi lojtarë në pozicionet që deshi, i mori vetë dhe dha miratimin. Klubi ka bërë vetëm kontratën. Një trajner nuk mund të justifikojë humbjet dhe barazimet. Them se trajneri ka besimin që do vazhdojë deri në fund. Katër ndeshjet t’i fitojë dhe të kapë vendin e tretë, mos merret me asgjë tjetër të klubit. Absurditeti më i madh që dëgjova dje nga Longo për dritat. Nuk ka pasur presion, kam qenë larg klubit”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb