Diego Longo dhe Kukësi ndan rrugët sot, duke vendosur që të mos rinovojnë kontratën. Trajneri italian ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Në fund, trajneri i uron ekipin suksese.

“Komunikoj se kam vendosur në dakortësi me Kukësin të ndërpresim eksperiencën së bashku.Falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë vit fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku, i uroj më të mirën klubit në Shqipëri dhe në Ligën e Konferencës” – Shkruan ai.

90

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb