Teuta triumfoi 4-1 me Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për Abissnet Superiore. Durrsakët shënuan me Daci dhe Hebaj (3 gola), ndërsa për verilindorët i vetmi që gjeti rrjetën ishte Musta. Pas sfidës për Gol pas Goli u ndalën trajnerët e të dy skuadrave, për të dhënë mendimin e tyre për 90 minutëshin. Tekniku i Kukësit, Diego Longo tha:

 

“S’mund të flas për mungesat që kishim sot pasi nuk është e drejtë. Kemi bërë gabime fëmijësh gjatë ndeshjes, kundër një skuadre me eksperiencë që ka fituar kampionatin sezonin e kaluar.

Kemi humbur raste kur ishim barazim, por edhe kur ishim 2-1. Kemi bërë gabime duke hedhur poshtë punën e bërë në këto 9 muaj.

Disfatat- Kjo ndodh kur ka shumë presione nga pas, por nuk do t’i them deri në fund. Një gjë e tillë ndodh kur skuadra nuk ka kualitet. Jam këtu të ndihmoj skuadrën dhe të gjithë e dinë këtë gjë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb