Barazim 1-1 me Egnatian në Kamëz dhe Kukësi regjistron kështu një rezultat jo të mirë në Abissnet Superiore. Nuk mund të jetë assesi i lumtur trajneri i verilindorëve, Diego Longo, i cili kishte pritshmëri të tjera për këtë takim të javës së 28-të të elitës. Në prenoncimin e tij, ai ka pakënaqësi për arbitrimin.

 

“Iu them se rezultati është 2-1, nuk e kuptoj se pse doli ndeshja 1-1. Nuk e kam idenë, por është e pamundur që të analizosh golin e 2-1. Në këtë takim duhej të ndryshohej vetëm gjyqtari pasi janë gjëra që nuk varen nga mua. Nuk kam asnjë fjalë, nuk e kuptoj se pse gjyqtari nuk shkon në VAR dhe ta shikojë rastin.VAR mund të kishte gabuar, por për këtë gjë është gjyqtari që të korrigjojë gafën pasi ne luftojmë për familjet tona.Ky rast është gol, edhe nëse do ishte prekje me dorë, ishte ngjitur. Këtu është xhungël, pyeta delegatin e ndeshjes se pse gjyqtari e anulloi këtë gol, por ai e ktheu në ofendime personale ndaj meje.

 

Analiza- Ne në pjesën e parë luajtëm mirë, nëse na lënë të luajmë mirë nuk e kemi problem. U munduam të luanim, por edhe fusha nuk ishte në gjendjen e duhur. S’di çtë them.

Largimi i Hilës dhe përformanca e portierit- Unë jam i lumtur për portierin Collarin pasi po punon çdo ditë dhe nuk ka shumë eksperiencë. Sot bëri pak gabime, por nuk është e lehtë të ndërrosh Tafasin dhe duhet të analizojmë sfidën e sotme. Hila është ende lojtari i Kukësit, por tani është duke menduar për sjelljen që ka. Mund të bëhet një lojtarët më të mirë, apo edhe më të keq, por varet nga ai” – tha ai.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb