I intervistuar nga kanalet zyrtare të Seviljes, trajneri bardhekuq, Hulen Lopetegui, ka folur në lidhje me emergjencën e koronavirusit dhe situatën që po kalon Spanja me pandeminë që ka shpërthyer në mbarë globin.

“Po jetojmë një moment historik dhe dramatik, duhet të bëjmë diçka të thjeshtë: të qëndrojmë në shtëpi. Vetëm kështu mund të ndihmojmë, kjo është përgjegjësia jonë. Shëndeti vjen para çdo gjëje. Jemi të mërzitur dhe të shqetësuar. Masat që u morën në Spanjë nuk ishin të mjaftueshme. Kishim një shembull shumë të qartë, atë italian, por e ndoqëm me shumë vonesë.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb