Julen Lopetegui e ka kuptuar shumë shpejt se në këtë moment që po kalon Real Madrid, justifikimet janë të tepërta dhe ai thjesht duhet të përballet me kritikat. Pas humbjes me Deportivo Alaves ka filluar “furtuna” kundër madrilenëve të cilët kanë harruar edhe të shënojnë, ndërsa ai bën shkaktar veten për situatën që po përjeton. “Jemi të zhgënjyer pasi deshëm të fitonim, mendoj se humbja është pak e tepërt. Duhet të rikuperojmë lojtarët pasi kemi patur shumë dëmtime. Duhet të kthehemi te fitorja sa më shpejt të jetë e mundur. Shkarkimi? Një trajner nuk mendon për këto gjëra dhe dinamikat negative. Një trajner shpreson gjithmonë për më të mirën, nga ekipi dhe rezultatet. Disa herë gjërat arrin t’i bësh e herë të tjera jo, por e rëndësishme është të kthehet goli dhe fitoret do të vijnë. Ky është një moment i vështire dhe është e qartë që trajneri është i pari përgjegjës për të”, theksoi ai. “Ky ekip po punon si kafshë prej tre muajsh, por është logjike që tifozët të jenë të zhgënjyer. Por jemi vetëm në tetor dhe tre pikët nga kreu mund të rikuperohen shumë shpejt. Zërat për të më zëvendësuesuar nuk më takojnë mua t‘i komentoj. E di si është jeta e një trajneri, por do të kthehemi shpejt të jemi skuadra e fillimit të sezonit”, përfundoi tekniku i Real Madrid. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb