Një serial i “Lord of the Rings” (Zoti i Unazave) do të transmetohet në Amazon Prime nga 2 shtatori 2022, njoftoi vetë platforma e transmetimit së bashku me një imazh zyrtar të serialit.

Xhirimet janë zhvilluar në Zelandën e Re dhe seria e parë ka përfunduar, megjithatë ende nuk është zbuluar një titull ose intriga e serialit.

Ajo që dihet është se seriali zhvillohet gjatë të ashtuquajturës Epoka e Dytë, që është mijëra vjet para librave për Zotin e Unazave dhe Hobbit.

Projekti fokusohet në një grup personazhesh, të rinj dhe edhe tashmë të njohur, në luftën e tyre kundër së keqes në Tokën e Mesme.

Në grupin e aktorëve janë Cynthia Addai-Robinson, Robert Aramayo, Owain Arthur, Maxim Baldry, Nazanin Boniadi, Morfydd Clark, Ismael Cruz Cordova, Charles Edwards, Trystan Gravelle, Sir Lenny Henry, Ema Horvath, Markella Kavenagh, Joseph Mawle, Tyroe Muhafin, Sophia Nomvete, Lloyd Owen, Megan Richards, Dylan Smith, Charlie Vickers, Leon Wadham, Benjamin Walker, Daniel Weyman dhe Sara Zwangobani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb