TIRANE – Loredana dhe Mozzik janë një ndër çiftet e show bizz-it më të komentuar. Ditën e sotme ata kanë publikuar me videoklip këngën e tyre të parë së bashku. “Bonnie and Clydee”. Kënga është kryesisht në gjuhën gjermane ndërsa në shqip ka shumë pak.

Prej disa kohësh po flitet se Loredana dhe Mozzik shumë shpejt do të bëhen prindër, por nuk ka pasur ende një konfirmim prej tyre. Në videoklip na lind dyshimi mbi shtatzëninë e Loredanës, e cila duket pak më e mbushur se zakonisht.

Megjithëse arrijmë të dallojmë shumë pak format e saj, pasi ajo gjatë gjithë këngës shfaqet e veshur rroba të gjera. Mos ndoshta edhe Loredana, njësoj si shumë vajza të njohura shqiptare, ka zgjedhur të njëjtën mënyrë për ta fshehur shtatzëninë

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb