TIRANE

Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të dytë. Ka qenë vetë reperja, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin se familja e tyre është shtuar.

Ajo ka publikuar një foto pranë foshnjës së porsalindur, duke i zbuluar dhe gjininë. Dyshja janë bërë prindër të një djali. Loredana e ka shoqëruar foton me emojin e familjes me dy fëmijë (djalë dhe vajzë)

Pak kohë më parë në rrjet u përfol se ajo ishte shtatzënë, mirëpo gjithçka mbeti në kuadrin e aludimeve deri më sot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb