TIRANE

Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Pasi një çift zviceran tha se këngëtarja i kishte marrë 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marrë kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar të gjitha lekët.

Ndërkohë, sipas gazetës zvicerane ‘20 min’, Loredanës i është shtuar edhe një akuzë për marrjen e 1000 frangave nga një kompani me qira. “Blick’”, (portal zviceran) raporton se akuzat këtë here vijnë nga një pronar anijesh që pretendon se ky rast ka ndodhur në vitin 2017 dhe thotë se është mashtruar nga Loredana. Loredana ishte paraqitur si e bija e avokatit Valentin Landmann, duke kërkuar marrjen e një varke me qira. Pronari thotë se kishte lëshuar pe për emrin e famshëm të Valentin Landmann, kur Loredana u paraqit si vajza e avokatit me burrin e saj Mozzik, por pa licencë.

“Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim në Liqenin e Cyrihut,” kishte thënë Loredana, sipas pronarit. Loredana dhe Mozzik, pas tri orë e gjysmë, ishin kthyer në Liqenin ‘Neuchâtel‘. Kur kompania me qira e anijeve donte t’u merrte para për benzinë, të dy deklaronin se duhej të shkonin të merrnin para me vete, sepse nuk kishin dhe nuk ishin kthyer më aty. Humbja e anijes me qira nga kjo kompani është 1000 franga, që dukej e papërshtatshme për një ankesë penale shkruan Class.

Sipas ‘Blick’, pronari kishte vendosur të pyeste avokatin Valentin Landmanin t’ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri. Avokati i Loredanës, kur iu kërkua të tregonte se a është e vërtetë se kjo e fundit e ka përdorur emrin e Valentin Landmann, nuk dha përgjigje dje në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë. Emri i plotë i pronarit që ka akuzuar Loredanën, nuk është përmendur nga gazeta zvicerane as me iniciale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb