GJERMANI

Në koncertin e fundit të saj para publikut të huaj dhe shqiptar, Loredana pati si bashkëperformuese në skenë të bijën Hana.

Teksa e ëma këndonte, e vogla është futur në skenë dhe e ka emocionuar shumë reperen e njohur me praninë e saj. Me disa foto dhe video, Loredana ka treguar çfarë ka ndodhur dhe gjithë emocioni duket në sekuencat e publikuara. Kaq u desh që komentet për to të vërshojnë.

Loredana ka pasur shumë ulje-ngritje në raportin e saj me Mozzik që është edhe babai i vajzës, ndaj të bijën e mban gjithë kohës pas vetes, madje e ka kthyer në qendër të Instagram-it të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb