TIRANE

Data 30 maj do ta kthejë në kujtime mjaft të hidhura reperen e njohur shqiptare, Loredana Zefi. Kjo pasi një vit më parë pikërisht në këtë datë, ka ndërruar jetë babai i saj.

Reperja nga Kosova ditën e sotme ka kujtuar babanë e saj me një postim në Instastory. Ajo ka publikuar një fotografi të babait të saj.
“Sot 1 vit pa ty babi por ti je gjithmonë këtu”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë në InstaStory.

Kujtojmë që në fundmi Loredana njoftoi fansat e saj se ka rritur çmimin e biletave për koncertet e saj, pas anulimit të shumë prej tyre gjatë muajve që shkuan, shkaku i pandemisë globale të koronaviryusit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb