TIRANE

Mozzik dhe Loredana, janë një ndër çiftet më të përfolur në showbiz-in shqiptar dhe jo vetëm. Pak kohë më parë, ata vendosën t´i jepnin fund martesës së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Hana.

E ftuar në emisionin `NIN´, Loredana ka sqaruar se ndarja nuk ishte vetëm për marketing, siç u aludua, por si Mozzik dhe ajo ishin të stresuar, dhe as ajo vetë nuk e di se pse u ndanë.

“Duhet të ndodhin shumë gjëra që dy njerëz të ndahen. Te ne nuk kanë ndodhur aq gjëra sa të kishim arsye për t’u ndarë. Ka qenë problemi që të dy kemi qenë shumë të stresuar. Nuk kemi pasur shumë grindje, edhe pse kemi punuar bashkë. Është një njeri që unë e respektoj shumë dhe që kam për ta respektuar gjithmonë, sepse është babai i vajzës sime. Vajza ime ngjan me Mozik. Unë vajzën time e dua shumë dhe si rrjedhojë edhe këtë njeri e dua shumë”, -është shprehur Loredana.

Menjëherë pas intervistës së Loredanës, ka reaguar Mozzik me disa postime të njëpasnjëshme në Instastory.

“Unë jam 24 vjeç, djalë i një familjeje që më ka mësuar se ka vlerë familja, se ka vlerë respekti e dashuria. Kurrë s’më keni parë të reagoj për jetën time private dhe kurrë s’keni për të më parë. Por njerëzit më nisën disa pjesë nga intervista që e pashë dhe e dëgjova.
Ti je nënë dhe një nëne nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë”- shkruan në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb