TIRANE

Loredana ka shprehur publikisht dëshirën për një tjetër fëmijë. Sigurisht, këtë e ka bërë në ‘Instagram’, aty ku më shumë të shohin e komentojnë. Reperja ka publikuar si fillim foton e një palë këpucëve të vogla dhe ka shkruar: “Kam nevojë për një bebe tjetër”.

Në vazhdim ajo ka publikuar ‘emojin’ e familjes me një vajzë, një djalë dhe prindërit. Duke marrë parasysh se Loredana është nënë e një vajze, dëshira siç duket është për një djal.

Tani që mërrëdhënia e saj me Mozzik është rregulluar dhe kanë rikuperuar gjithçka nga problemet, kjo dëshirë nuk është aspak larg realitetit dhe mundësisë për t’u realizuar. Ku i dihet, mbase së shpejti, Mozzik e Loredana do na japin lajmin e bukur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: