Edhe Lorenc Jemini ka folur për çështjen e dënimit të Flamurtarit. “Unë nuk jam fare për dënimin e tifozëve, pasi një ndeshje e luajtur pa tifozë është shumë boshe sepse dëgjohen zërat e lojtarëve dhe gjatë lojës nuk ka motivim. Duhet të ishte një dënim me lekë. Unë e shikoj si arbitër që stadiumi pa tifozë nuk është mirë.”
tifozet e flamurtarit
“Nuk jam dakord me sharjet në kor dhe denigruese. Një ndeshje ndërpritet kur ka sharje në kor, për arbitrin, kundërshtarët, presidentin. Unë kam qenë shumë afër për ta pezulluar një ndeshje në Vlorë. Stadiumi ‘Flamurtari’ ka sharjen në kor si muzikë. Duhen gjetur edhe mekanizmat nga presidentët e tyre, se nuk mund të shash në kor”, përfundon Jemini./PanoramaSport
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb