Këngëtarja e njohur shqiptare, Loreta Kaçka – Lori, ka folur si rrallë herë për jetën e saj private.

Këngëtarja ishte pjesë e emisionit Prive, ku ka treguar detaje për jetën private.
Ajo ka pranuar se tashmë është në një lidhje dashurie, të cilën po e shijon.
“Tani jam e lumtur”, theksohet të ketë thënë mes të tjerave bukuroshja.

Lori është mjaft e kërkuar si në koncerte ashtu edhe në festa familjare.
“E kapërcej” është projekti i fundit i Lorit.
Me tekst të Aida Barakut e muzikë të Armend Rexhepagiqit, kënga u prit shumë mirë duke arritur gjysmë milionë klikime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb