TIRANE
Ju kishte shkuar në mendje, që Lorik Cana dhe Ledri Vula janë kushërinj?! Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka zbuluar lidhjen e gjakut me reperin në një intervistë për emisionin “SevenBizz”.
Kur është pyetur se cilin zgjedh mes Unikatilit dhe Ledrit, Cana e ka “justifikuar” zgjedhjen e tij duke treguar se këngëtarin e njohur e ka kushëri.
“Unë dhe Ledri jemi kushërinj të largët. Unë nënën e kam Vula. Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë”,-është shprehur Loriku.
(BalkanWeb)